Gjykata e Gjirokastër ka miratuar kërkesën e prokurorisë për konfiskimin e 3 milionë eurove pasuri në emër të biznesmenit, Drini Aliko. Pasuritë përfshijnë karburante, biznese, troje, banesa dhe Magazina të shpërndara në qytetin e Gjirokastrës, në fshatin e Lazaratit dhe fshatrat e tjerë përreth kësaj zone. Prokuroria thotë se pasuritë në fjalë nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë produkt i aktiviteteve kriminale.