Kushtetuesja shtyu sërish shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM-në e konfiskimeve për interes publik të objekteve pa leje ndërtimi, me argumentin se 28 deputetët që kanë firmosur padinë duhet të autorizojnë palën që do t’i përfaqësojë dhe jo kryetari i grupit parlamentar. Deputeti Gazmend Bardhi u shpreh se ky vendim bie në kundërshtim me praktikën 30 vjeçare të Kushtetueses, teksa hodhi dyshime se procesi po zvarritet qëllimisht në favor të qeverisë. Prentendim që u kundështua nga Gjykata Kushtetuese e cila thotë se demokratët nuk kërkuan në asnjë moment përshpejtim të procesit.