Top News/ Konfirmohet vdekja e “Kasapit të Teheranit”. Helikopteriu rrëzua në male, Irani në zi
20/05/2024 09:51

Presidenti iranian Ebrahim Raisi u konfirmua i vdekur pasi ekipet e shpëtimit gjetën të rrëzuar dhe të shkrumbuar nga flakët helikopterin që transportonte atë dhe zyrtarë të tjerë në një zonë malore mes Azerbajxhanit dhe Iranit pasditen e së dielës. 63 vjeçari Raisi, Ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian; Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, Imami Mohammad Ali Alehashem, një pilot, ndihmësi i tij, shefi i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truproje tjetër, u konfirmuan të gjithë të vdekur nga mediat iraniane, vetëm disa minuta pasi ekipet e shpëtimit, të udhëhequra nga Gjysmëhëna e Kuqe mbërritën në vendngjarje. Më pas, lajmi për vdekjen e Raisit u konfirmua edhe nga televizioni shtetëror iranian, i cili e cilësoi presidentin si "martir të shërbimit" duke specifikuar se vendi dhe data e ceremonisë mortore do të komunikohet më vonë. Trupat e presidentit iranian dhe viktimave të tjera u transferuan në Tabriz në veriperëndim të Iranit, pranë vendit të rrëzimit të helikopterit. Lideri iranian dhe zyrtarët e tjerë po ktheheshin nga një vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku përuruan një digë të re në Aras, kur helikopteri amerikan Bell 212 u rrëzua për motive ende të paqarta në një zonë kufitare mes dy vendeve, në anën azere. Paraprakisht, nga raportimet mendohet se mjeti fluturues mund të jetë rrëzuar për shkak të motit të keq dhe mjegullës së dendur, teksa nuk përjashtohet dhe mundësia e një avarie. Menjëherë, pas humbjes së kontakteve me helikopterin presidencial, qindra ushtarë iranianë, të ndihmuar dhe nga pala azere nisën një operacion kërkim shpëtimi, ndonëse në kushte shumë të vështira atmosferike dhe natës që po binte. Nuk mungoi ndihma as nga Rusia, e cila angazhoi 50 persona.

Top Channel/ Trump shpërthen ndaj Starmer: Mos dorëzo ishujt në Oqean
18/02 23:28
Top Channel/ Greqia kopjon Italinë për emigrantët, synon kampe në Afrikë
18/02 23:01
Top News- Orteku shkëputet nga mali dhe zhduk grupin e skiatorëve, aventura kthehet në tragjedi
18/02 23:00
Top News- Stuhi të papara dëbore dhe acari, anulohen fluturimet, kaos në disa rajone të Rumanisë
18/02 22:54
Top News- Qeni merr vëmendjen në Lojërat Olimpike, hyn në pistë dhe kërkon medaljen e artë
18/02 22:37
Top News- Rusia do luftën jo paqen! Zelensky shpërthen ndaj Moskës: Nuk lëshojmë territoret
18/02 22:30
Top News- Tragjedi në minierë, 37 minatorë humbin jetën pas lutjes ë mëngjesit
18/02 22:00
Top News- ‘Bos fantazme’ i drogës, kapet në Itali vëllai i deputetes demokrate
18/02 20:51
Top Channel/ Zelensky akuza Rusisë: Nuk do paqe! Raundi i tretë pa rezultate konkrete
18/02 20:00
Top News – Ramazani mbërrin në Gaza / Nën një armëpushim të paqëndrueshëm, festë e zbehtë
18/02 16:42
Top News – Kthehet festa më e madhe në botë / Karnavalet e Rios, spektakël e kërcim deri në agim
18/02 16:36
Top News – Peshkaqeni i bardhë ‘zë në pritë’ zhytësit/Pamje rrënqethëse, lëshohet alarmi në Australi
18/02 16:21
Top Channel/ Skandali Epstein trondit Britaninë, nën hetim fluturimet e “Lolita Express”
18/02 15:30
Top News – Asnjë përparim i dukshëm / Përfundojnë bisedimet ‘e vështira’ Rusi-Ukrainë
18/02 15:17
Top News – Rusia dërgon luftanije në Iran / Përballë aeroplanmbajtëseve të Trumpit, lojëra lufte
18/02 14:38
Top News – Kanadaja del nga ‘sqetulla’ e SHBA. Investon miliarda dollarë për forcimin e ushtrisë
18/02 14:19
Top Channel/ Ortek në Kaliforni, 10 skiatorë zhdukur! Ekipet kërkojnë në Castle Peak
18/02 12:12
Top Channel/ India synon kryesimin global të AI! Plan 100 miliardë dollarë për qendra të dhënash
18/02 12:10
Top Channel/ Kriza godet industrinë gjermane, 124 mijë vende pune humben në uzinat e makinave
18/02 12:09
Top Channel/ “Lejohet të rrahësh gruan”! Ligji i ri në Afganistan, talebanët rregulla brutale
18/02 12:06
DIGITALB DIGITALB