Është konfirmuar identiteti i tre viktimave eshtrat e të cilëve u gjetën në varrezat masive në Zubin-Potok muajt e fundit. Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, teksa ndodhet për një vizitë në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka njoftuar se tashmë kanë dalë rezultatet e para të ADN-së për mbetjet mortore të zhvarrosura në Klludër dhe Jabukë të Zubin Potokut. Kurti thotë se analizat e ADN-së vërtetojnë lidhjen me personat e grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, qytetarë të Skenderajt dhe Mitrovica të rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999 nga forcat serbe.