Konferenca e 28-të Vjetore e Qendrës së Mikrofinancës nisi më 19 maj në Durrës për të vijuar me rrugëtimin 3-ditor duke bërë bashkë liderë të sektorit të mikrofinancës, institucione financiare dhe ekspertë ndërkombëtarë nga i gjithë rajoni. Dita e parë u hap me një seri aktivitetesh dhe diskutimesh që vendosën tonin për temat kryesore të konferencës së këtij viti: tranzicioni i mikrofinancës, financa e përgjegjshme dhe ruajtja e misionit social në një mjedis ekonomik dhe teknologjik në ndryshim.