Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 9 - 27 nëntor 2020. Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 16,19 dhe 26 nëntor. Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, tërhoqi vëmendjen kryetarëve të grupeve arlamentare që të kërkojnë nga deputetët e tyre zbatimin më rigoroz të protokolleve të mbrojtjes nga pandemia Covid-19 në veprimtaritë parlamentare. Në kalendarin e miratuar janë përfshirë projekligje dhe cështje të tjera që janë në shqyrtim në komsionet parlamentar edhe që më pas pritet të kalojnë për miratim në seancën plenare. Edhe kjo periudhë e punimeve në komisionet parlamentare do të ketë si çështje kryesore të anxhendës shqyrtimin e projektbuxheit për vitin 2021.