Partia Demokratike thotë se me koncesionin 10-vjeçar të hemodializës jo vetëm që u vodhën miliona euro nga paratë e taksapaguesve, por u përkeqësua edhe cilësia e shërbimit. Deputeti demokrat, Bardh Spahia, përmes një deklarate nga selia blu tha se kostoja e koncesionit u rrit disa herë, teksa shërbimi nuk u përmirësua.