Top News – Koncertet e të nesërmes…/ Berlin, me qendër testimi të inkorporuar
22/03/2021 14:13

Ndërsa Gjermania duket se po hyn në valën e tretë të pandemisë, orkestra filarmonike e berlinit, ka dhënë një koncert testues në fundjavë, për rreth 1 mijë vizitorë, një koncert ky rrënjësisht i ndryshëm nga cdo tjetër i dhënë më parë. Një qendër testimi anti covid është ngritur brenda filarmonisë e po ashtu edhe një kalim i detyrueshëm për të gjithë spektatorët, që duhet të rezultojnë negativë nëse duan të ndjekin koncertin. Nën drejtimin e dirigjentit Kirill Petrenko, orkestra performoi Cajkovskin dhe Rahmaninovin. Ndërkohë që të gjitha biletat u shitën në vetëm tre miniuta. Shumë prej spektatorëve, thanë se nuk ishin stepur aspak nga frika e infektimit, pasi kjo pjesë u mungonte. Shumë prej tyre thonë se para pandemisë, shkonin tre apo katër herë në muaj në koncerte. Dhe si shumëkush tjetër, hera e fundit që kanë ndjekur një performancë live, ka qenë rreth një vit më parë. Dhe ndërsa gjermania po përgatitet të hyjë në këtë valë të tretë të pandemisë, kush di edhe sa kohë do të duhet para se të mund të hyjnë sërish në një teatër. Eventi i pazakontë ishte pjesë e një studimi të ri pilot në berlin, qëllimi final i të cilit është krijimi i një strategjie për të rihapur në mënyrë të sigurt teatrot dhe sallat e koncerteve në qytet.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB