Top News – Koncert në kohë pandemie/ Barcelonë, 5000 pjesëmarrës testohen që të gjithë
29/03/2021 12:27

Numri i infeksioneve të reja po rritet në shumë vende të Evropës, përfshirë edhe Spanjën. E megjithatë, në Barcelonë u mbajt një koncert me 5000 spektatorë të cilët, u testuan përpara që të gjithë. "Këtë mund ta përjetoni vetëm sonte - ndaj shijojeni", iu drejtua publikut moderatorja e koncertit. Projekti pilot u mbajt në një sallë me kapacitetin të mbajë 24 mijë persona. Sipas organizatorëve, kjo ishte ngjarja më e madhe e këtij lloji që nga fillimi i pandemisë. Qëllimi ishte të testohej nëse një ngjarje e tillë mund të jetë e sigurt pavarësisht koronavirusit dhe nëse mund të ketë masa të mjaftueshme parandaluese. Mbrëmja u konsiderua një sukses nga fansat. "Ishte e mrekullueshme. Në fakt ishte edhe më mirë sesa para koronavirusit, sepse të gjithë ishin tepër të lumtur sepse më në fund mund të ishin përsëri në një koncert. Shumë vallëzuan dhe kënduan edhe me maska", tha një vizitor për agjensinë e lajmeve DPA. Per eventin u morën masa të rrepta mbrojtëse, të cilat u monitoruan nga një ekip mjekësh. Të gjithë spektatorëve iu desh të bënin një test të shpejtë të shtunën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 pasdite, në një nga tre qendrat speciale për teste. Vetëm gjashtë nga 5000 testet ishin pozitive, shkruan gazeta "La Vanguardia". Sipas organizatorëve, vetëm vizitorët e regjistruar të moshës 18 dhe 65 vjeç që kishin një smartphone të ri u lejuan të shkarkonin një program për rezultatin e testit. Për më tepër, shikuesit duhej të pranonin që të dhënat e tyre të krahasoheshin me ato të autoriteteve shëndetësore.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55