Jacek Lupina, 55 vjec, një koleksionist polak që zotëron më shumë se 1500 produkte apple, ka hapur muzeun më të madh që i dedikohet kompanisë në Evropë. Koleksioni i tij tregon evolucionin e kompjuterave të Apple përgjatë 50 viteve. Mes tyre është edhe një kopje e kompjuterit të parë Apple One, që ai vetë e ndërtoi për një periudhë prej tre vitesh duke përdorur përbërës të kohës dhe që është firmosur nga vetë Steve Vozniak.