Qeveria do të kompensojë me 50 lekë për litër të gjitha shoqëritë e transportit, duke përmbushur kështu kërkesën e tyre, e cila erdhi pas bllokimit të ngushtricës së Hormuzit, që passolli krizë të hidrokarbureve në vend. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi u shpreh se efektet e këtij subvencionimi do fillojnë prej muajit mars të këtij viti.