Afati i shqyrtimit të dosjeve të njohjes së pronësisë dhe kompensimeve nga Agjencia e Trajtimit të pronave përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, por qeveria propozon që të shtyhet deri në vitin 2027 afati i shqyrtimit të kërkesave dhe deri në vitin 2028 afati për shpërndarjen e vlerës së kompensimit financiar.