‘Kur miratuam buxhetin e vitit 2026, vendosëm t'i japim mbrojtjes afro 12% më shumë fonde sesa viti i mëparshëm, gjë që ishte natyrisht edhe rezultati i angazhimit tonë për t'i qëndruar skedulës së rritjes së financimeve të vendeve të NATO-s, por edhe për t'i qëndruar zotimit për një trajtim gjithnjë e më dinjitoz të forcave tona të armatosura.Në fund të shkurtit, vendosëm dhe rritjen e pagave për ushtarakët, me një efekt të drejtpërdrejtë nga janari dhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar dhe mbulimin e kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv.Ky është një hap i shumëpritur dhe i mirëpritur nga të gjithë ata, që nën uniformën e Forcave tona të Armatosura …