Kompanitë shtetërore rritën kredimarrjen në bankat e ivelit të dytë gjatë muajve të parë të këtij viti. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje me 1.8 miliardë lekë të huamarrjes së ndërmarrjeve shtetërore deri në fund të muajit prill. Në total, në katër muajt e parë të këtij viti kompanitë publike morën gati 21 miliardë lekë, me rritje prej 9 për qind në krahasim me katër muajt e parë të vitit të kaluar.