Kostoja e ndërtimit të kullës ‘Mali i Tiranës’ në lulishten pas Teatrit të Operës dhe Baletit përllogaritet në rreth 100 milionë euro, sipas projektit fitues të studios daneze të arkitekturës, Cebra. Kompania e listuar si partnere e CEBRA-s dhe që po ndërton këtë kullë, kundërshtuar në atë kohë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga Lëvizja Bashkë, është ‘Nova Construction 2012’, 91 për qind e aksioneve të së cilës i zotëron Ilir Shtufi, ndërsa pjesën tjetër vëllai i tij.