Rekomandimet e miratuara në Komitetin Ndërparlamentar Shqipëri-BE përmbanjnë 15 pika, pesë më shumë se dokumenti i miratuar në mbledhjen e shkurtit në Tiranë. Mes rekomandimeve është shqetësimi për moszbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit për koncesionet dhe PPP-të. Këtu i bëhet thirrje Qeverisë që të garantohet gara në këto procedura. Në të njëjtën pikë u bëhet thirrje autoriteteve që të vetëpërmbahen nga skema e pasaportave të arta dhe projektligji për amnistinë fiskale dhe penale.