Top News – Komiteti i stabilizim-asociimit. ‘Territorialja’ përplas PS me PD në sy të eurodeputetëve
21/09/2026 14:50

Pavarësisht protestave dhe kundërshtisë së qytetarëve që preken nga harta e re administrative – territoriale, socialistët pritet të avancojnë me reformën dhe ta miratojnë atë në fillim të muajit tetor. Në konferencën e kryetarëve, nuk pati dakordësi mes pozitës dhe opozitës për kalendarin e punës për këtë reformë, por datat e shqyrtimit dhe miratimit të saj pritet të aprovohen me shumicë votash në seancën e së enjtes. Balla: “Sa i përket procedurës që do të ndjekë Kuvendi, gjërat që disponon këshilli bashkiak po shkojnë drejt fundit. Përfitoj nga rasti të bëj një komunikim publik: të gjitha bashkitë që nuk e kanë kthyer ende përgjigjen kanë edhe pak kohë, deri më datë 29, në mos gaboj. Pa asnjë dyshim, Kuvendi nuk do të votojë përpara datës 29. Nuk mund ta shkelë këtë afat, sepse është një afat ligjor. Pas datës 29, një nga të enjtat e parashikuara në program, në mos gaboj më 8 tetor, shpresoj shumë që Komisioni i Çështjeve Ligjore, që është komisioni ku do të mblidhen të gjitha argumentet, së bashku me punën shumë të mirë të bërë nga Komisioni i Posaçëm, të na çojë drejt votimit brenda atij afati që thashë.” Sipas Ballës, kjo nuk do të jetë hera e fundit që preket harta administrative territoriale, ndryshime priten edhe përpara përfundimit të këtij mandati të parlamentit. Balla: “Kjo nuk është reforma më e thellë që mund të bëjmë. Është e pjesshme dhe besoj që vitet që do të pasojnë do të sjellin edhe reforma të tjera, ndoshta edhe përpara përfundimit të këtij mandati të këtij Parlamenti. Kalimi nga 61 në 46 është një hap. Dhe ajo që e themi shpesh dhe që do të jetë kryefjala është se përfituesit e kësaj reforme do të jenë qytetarët, të cilët do të marrin shërbime edhe më të mira.” Demokratët ngrenë shqetësimin se rregullat dhe kufijtë brenda të cilëve zhvillohet gara elektorale nuk duhet të përcaktohen në mënyrë të njëanshme, ndaj harta nuk duhet të shkojë përpara pa konsensus.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11