Komisioni i posaçëm antikorrupsion cilësohet nga mazhoranca si një udhërrëfyes i kalendarizuar drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe përmbushjes së detyrave të Brukselit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj do të bëjë të mundur një koordinim të plotë për procesin e integrimit, dhe se Kuvendi është i vetmi institucion që mund të kërkojë llogari.