Pas shumë debatesh, shtyrje e braktisje mbledhjesh, Komisioni hetimor arriti të miratojë rregulloren e tij pas asnjë votë kundër dhe të zgjedhë sekretarin, që vjen nga radhët e maxhorancës, deputeti Klevis Xhoxhi. Edhe këtë të premte komisioni është shoqëruar me diskutime, ku deputetja Gjylameti propozoi orën 17:00 për mbledhen e komisionit, që u pranua nga kryetari Enkeled Alibeaj, por që u kundërshtua nga deputeti i LSI, Petrit Vasili.