Komisionerja e re e Zgjerimit e Bashkimit Europian, Marta Kos u shpreh optimiste mbi përmbylljen me sukses të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Malin e Zi. Gjatë prezantimit të platformës së saj në këtë drejtim, ajo tha se do të jetë e përkushtuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së, por duke respektuar kriteret e meritave dhe përmbushejs së reformave të kërkuara nga Brukseli.