Top News – Komentet e Erdoganit, Franca tërheq ambasadorin në Turqi
27/10/2020 10:51

Tensionet mes Francës dhe Turqisë janë përshkallëzuar ndjeshëm së fundi, të reflektuara qartë jo vetëm në deklaratat e ashpra të dy liderëve të tyre, por edhe vendimin e Parisit për të tërhequr ambasadorin në Turqi. Franca i cilësoi të papranueshme komentet e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan mbi shëndetin mendor të presidentit Emmanuel Macron dhe akuzat që i hodhi atij për mënyrën e trajtimit të myslimanëve. Pas sulmeve verbale ndaj shefit të Elizesë, Erdogan deklaroi një ditë më parë në një mesazh televiziv: “Ashtu si disa në Francë thonë mos blini mallra turke, unë i drejtohem kombit tim: mos u kushtoni vëmendje mallrave të etiketuara në frëngjisht, mos i blini!”. Në fundjavë ndërkohë ishte shprehur se Macron ka nevojë për kujdes shëndetësor. “Çfarë mund të thuash tjetër për një kryetar shteti që nuk beson në lirinë e besimit dhe sillet në këtë mënyrë kundër miliona njerëzve të feve të ndryshme”, u shpreh Erdogan. Macron u zotua të godasë islamizmin radikal në vendin e tij pas tronditjes që shkaktoi në Francë vrasja makabre e mësuesit samuel Paty. Presidenti francez deklaroi pas kësaj ngjarjeje se ndaj xhamive dhe institucioneve të tjera myslimane do të ketë kontrolle më të rrepta. Macron mori edhe një herë me forcë në mbrojtje edhe të drejtën për të botuar karikatura kritike ndaj fesë.

Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59