Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar një video që tregon komandantin e flotës së detit të zi, në një konferencë, pavarësisht pretendimeve të Ukrainës se ai ëhstë vrarë. Nuk është sidoqoftë e qartë se kur është realizuar videoja në të cilën Viktor Sokolov shfaqet në lidhje me ministrin e mbrojtjes. Ministria tha se takimi me zyrtarë të lartë të ushtrisë u mbajt të martën.