Gjykata e Posaçme të Kosovës në Hagë hapi procesi gjyqësor ndaj ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i akuzuar për krime lufte. Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat penale; ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme gjatë periudhës së luftës në Kosovë.