Zyra e Prokurorit Special të Kosovës ka marrë në pyetje këtë të hënë Haxhi Shalën, ish luftëtar i Ushtrisë Çirimtare të Kosovës dhe ish-deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga Ramush Haradinaj. Marrja në pyetje e Shalës po kryhet në zyrat e Misionit Europian për Sundimin e Ligjit, EULEX, teksa vetë Prokuroria Speciale ka preferuar të mos japë detaje për rastin.