Policia e Fierit njoftoi arrestimin e dy shtetaseve kolumbiane, nën dyshimet e prostitucionit. Të arrestuarat janë dy të reja, përkatësisht 31 dhe 20 vjeçe. Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari. Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas të tjerë për veprën penale të prostitucionit. Javën e kaluar, policia goditi tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Tiranë. Nga operacioni e koduar “Flats”, u vunë në pranga dy shtetase kineze, përktësisht të moshave 39 dhe 42-vjeçare si edhe një shtetase vietnameze 43 vjeç që ushtronin prostitucion në këto ambiente. Gjithashtu, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.