Shërbimet e Policisë Divjakë në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, pas ngjarjes së djeshme ku humbi jetën 32-vjeçari Xhuljo Shtembari, ka vënë në pranga dy kolegët e tij elektriçistë. Sipas policisë, dy elektriçistët kanë shkelur rregullat e punës, ku për pasojë ka humbur jetën i riu. Ngjarja ndodhi të martën në fshatin Mërtish, në Divjakë ndërsa policia njofton se ka arrestuar 60-vjeçarin me inixiale Xh.H, banues në Gradishtë, dhe 57-vjeçarin me iniciale A.P. banues në Babunjë. Sipas policisë këta dy punonjës nuk kanë shkëputur energjinë elektrike në linjën që po riparonte 32-vjeçari.