Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Repeat” në Durrës, duke vënë në pranga dy persona. Dy shtetasit Donald Tringa 27 vjeç dhe Diamant Shkina 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestuan brenda ambieneteve të lokalit në lagjen numër 13. 27-vjeçari kishte përshtatur lokalin që administronte, për përdorim dhe shitje të kokainës, ndërsa 33-vjeçari i punësuar në mënyrë të paligjshme, si bodyguard, ua shiste lëndën narkotike, klientëve të lokalit.