Policia e shtetit ka vijuar kontrollet për identifikim dhe vënien në pranga të personave që shpërndajnë lëndë narkotike në ambiente të ndryshme. Si pasojë e kontrolleve, katër person ranë në pranga, pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike. Konkretisht, në Shkodër, policia arrestoi Ermal Dhampirajn 42 vjec dhe Samanta Dedushin, 22 vjec. Këta të dy po qarkullonin me automjet, në momentin kur u ndaluan nga policia për kontroll dhe në makinën e tyre u gjetën doza kokaine të ndara, të bëra gati këto për shitje. Gjithashtu në automjetin e tyre u gjet edhe një përforcues grushti, materiale që u sekuestruan nën cilësinë e provave materiale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shpërndanin drogra të forta në doza, në qytetin e Shkodrës.