Dy persona janë vënë në pranga pas gjetjes dhe sekuestrimit të 45.5 kg kokainë të fshehur në konteinerin me mish pule në Portin e Durrësit. Uniformat blu kanë vënë në pranga Arben Ferizin, banues në Prishtinë me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil si edhe Egert Vargun, banues në Tiranë me detyrë agjent doganor I kontraktuar nga kjo kompani.