Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet për grupin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri. Organi i akuzës ka nisur komunikimin e mbylljes së hetimeve për personat e dyshuar që u arrestuan në muajin nëntor të vitit 2024, pas një hetimi të kryer nga prokurori Adnan Xholi. Të dyshuar për trafikun e drogës janë shtetasit Geis Gejsullai, Klajd Birçe, Aldi Zonja, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi dhe tre shtetas të huaj, 2 prej të cilëve venezuelianë dhe një kolumbian.