Hetimet për shkatërrimin e bandës që drejtonte trafikun e drogës në Itali e më gjerë kanë nisur 5 vite më parë. Autoritetet italiane zbulojnë të tjera detaje rreth aksionit madhor që çoi në pranga 11 persona, ku kreu i tyre dyshohet se ishte Ergys Dashi. 5 vite më parë karabinierët gjurmuan një grup që trafikonte drogë, por më pas zbuluan se bëhej fjalë për disa banda.