Ne nuk e njohim për njeri të tillë. Ka qenë kryetar komune, tani punonte drejtor në Bashkinë e Tiranës. Kështu shprehet kryeplaku I fshatit Frakull e Madhe në Fier, Fiqeret Muçaj për pronarin e shtëpisë ku u zbuluan qindra thasë me plehra kimike përzier me kokainë. Banesa që ishte kthyer në laborator droge është në pronësi të Viktor Çervanaku, ish-kryetar i komunës Frakull.