Shefi i grupit mercenar rus, Ëagner, Yevgeny Prigozhin, ka shkaktuar bujë me një postim në Telegram për atë që potencialisht mund të jetë fund i luftës në Ukrainë. Shumë media ukrainase i kanë kushtuar vëmendje pjesës së tekstit të 61-vjeçarit, në të cilin është thënë: “Pushteti dhe shoqëria, sot duhet të vendosë ndalimin e operacionit special ushtarak”, transmeton agjencia e lajmeve dpa.