Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte ardhur koha që udhëheqës të rinj të merrnin kontrollin në Iran, pasi dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugë në vend, duke e vënë republikën islamike përballë një prej kërcënimeve më serioze ndaj legjitimitetit të saj që nga revolucioni i vitit 1979. “Është koha të kërkohet një udhëheqje e re në Iran”, i tha Trump Politico-s në një intervistë të publikuar të shtunën. Trump sulmoi drejtpërdrejt edhe udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollahun Ali Khamenei, i cili ka përfaqësuar pushtetin real në vend për 37 vitet e fundit dhe që më herët kishte sulmuar presidentin amerikan në rrjetet sociale.