Pasi Veliaj tërhoqi delegimin e kompetencave, ish-kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, ka paraqitur dorëheqjen si nënkryetare e Bashkisë. Përmes një reagimi publik, Ristani shprehet se e mbyll këtë kapitull pas më shumë se një dekade në shërbim të kryeqytetit, duke e cilësuar largimin si një moment që e përjeton me krenari, përulësi dhe plot dashuri për Tiranën. Ajo solli në vëmendje transformimin e Tiranës gjatë 11 viteve të fundit.