Kodra e Kuzum Babasë në Vlorë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të enjte. Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për shuarjen e flakëve të cilat ndihmohen dhe nga era. Zjarri po rrezikon dhe godina apo restorante që ndodhen aty pranë. Zjarret kanë qenë të shpeshta këto javë, për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin gjatë verës.