Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik përmes një statusi të gjatë në rrjetin social facebook ka zbardhur disa detaje mbi marrëveshjen e 5 qershorit e për të cilën thotë se maxhoranca tentoi të fshehë dakordësinë mes palëve. Bylykbashi shkruan se pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.