Nga “Primo” dhe “Orenditë”, nga “Novosela” te “Gjahtari”. Këto kanë qenë emrat e aksioneve policore në harkun e 24 orëve të fundit, ku janë arrestuar të kërkuar apo të dënuar, shumë prej të cilëve me urdhër arresti edhe nga jashtë vendit. Metoda aspak “alla shqiptare” e kodeve të operacioneve policore prej vitesh është bërë pjesë e strukturave antikrim. Policia e Shtetit ka kryer qindra operacione, por vetëm një pjesë e vogël e tyre janë kryer në konspiracion të plotë.