Kryeministri Edi Rama këtë të diela nga Elbasani ka sulmuar ashpër koalicionin opozitar PD-LSI, kur tha dse ata kanë një kontratë, pjesa e fshehtë e së cilës tregon përgjegjësinë që do të marrë në qeverinë e nesërme Monika Kryemadhi dhe çeta e saj e harbuar. Rama nuk nguroi të shtonte se ata që janë pjesë e koalicionit, janë pengmarrësit e çdo mundësie për të zhvilluar një qeveri normale.