Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi rreth vetes 25 parti, duke formuar koalicionin më të madh të këtyre zgjedhjeve. Subjekti i fundit politik me të cilin ish-kryeministri arriti të nënshkruajë marrëveshjen për koalicion, ishte Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit. Gjetja e një formule të përbashkët me këtë forcë politike, bëri që koalicioni të dërgohej në KQZ vetëm pak minuta para se të skadonin afatet për dërgimin e kërkesave për regjistrim. Në saj të kësaj marrëveshje, Shpëtim Idrizi do të marrë një vend në listat e sigurta.