Restaurimi i ansamblit historik rruga ‘Gjuhadol’ dhe ‘Kafja e Madhe’ në Shkodër, kanë sjellë pasojën e parikuperueshme të shembjes së objektit monument kulture i kategorisë së parë. Ky konstatim është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka depozituar kallëzim penal në prokurorinë e Shkodrës për veprën penale “Shkatërrim i veprave kulturore”, parashikuar në nenin 160 i Kodit Penal.