Klodiana Spahiu u votua nga Parlamenti me 79 vota pro si ministre e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale. Deputetja e qarkut të Durrësit më pas iu drejtua Presidencës për betimin. Ndërsa me të njëjtin numër votosh mazhoranca shkarkoi nga kjo detyrë Evis Salën, e cila pak ditë më parë I dorëzoi dorëheqjen kryeminsitrit Edi Rama si minsitre e Shëndetësisë. Vendin e nënkryetares së Kuvendit, detyrë që më përpara e mbante Klodiana Spahiu, të majtët ia besuan Evis Kushit, që po ashtu u emërua me 79 vota pro nga ana e mazhorancës. Deputetët e opozitës të cilët iu bashkuan seancës së parë të Kuvendit nuk morën pjesë në votim, ndërsa më herët kërkuan llogari lidhur me çështjen e largimit të Evis Salës nga detyra.