Top News/ Klitschko përplaset me Zelenskin / ’Ukraina po kthehet në shtet autoritar’
03/12/2023 14:28

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, thotë për gazetën gjermane Der Spiegel se Ukraina po shkon drejt autoritarizmit, duke lëshuar kështu një kritikë të kamufluar ndaj Presidentit Volodymyr Zelensky. “Në një moment ne nuk do të jemi më ndryshe nga Rusia, ku gjithçka varet nga tekat e një njeriu”, tha ish-kampioni i boksit në peshat e rënda në intervistë. Kryebashkiaku i Kievit tha se Ukraina ishte pa lider dhe kaotike në muajt e parë të luftës në shkallë të gjerë dhe vlerësoi kryebashkiakët e Ukrainës që luanin role kryesore udhëheqëse, duke mbrojtur banorët e tyre dhe duke mbështetur ushtrinë. Por Klitschko tha se beson se Zyra e Presidentit i sheh kryetarët e bashkive thjesht si një pengesë për centralizimin e pushtetit. Pavarësisht se është kryebashkiak i kryeqytetit të Ukrainës, Klitschko tha se nuk ka folur me Zelenskin që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë. Administrata e Zelenskit nuk ka qenë shumë e kënaqur me trajtimin e mbrojtjes së Kievit nga Klitschko që nga shkurti i vitit 2022. Në komentet publike të presidencës, kryebashkiaku në detyrë është kritikuar shpesh për kushtet jo të mira në vendstrehimet dhe bunkerët e qytetit si edhe për ndërprerjet e zgjatura të energjisë elektrike. Klitschko dhe Zelensky janë përplasur që nga viti i parë i presidentit në detyrë. Përplasja mes tyre ka cuar në hetime të përsëritura dhe në përpjekje për ta larguar kreun e bashkisë nga administrata shtetërore e qytetit të Kievit.

Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28