Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë me një rritje të konsiderueshme, qeveria ka bllokuar kalimin e parave nga Thesari i Shtetit. Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve e cilësojnë të papranueshëm bllokimin e pagave. Në deklaratë i kërkohet Ministrisë së Financave ndërhyrje e menjëhershme për ekzekutimin e pagave dhe të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.