Vrasja e 43-vjeçarit Mondi Mëhalla më 30 nëntor në qytetin e Elbasanit dyshohet se ka lindur pas një konflikti mes viktimës dhe shtetasit Marselo Arani, i shpallur në kërkim nga Policia. Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Mëhalla dhe ortaku i tij, Xhino Ago kanë hyrë në një marrëdhënie biznesi me Marselo Aranin, duke i dhënë disa makina në këmbim të një apartamenti në Tiranë.