Top News- Kleçkat e Bordit të Paqes së Trump, SHBA kërkon pagesë 1 mld dollar nga shtetet anëtare
18/01/2026 12:06

Presidenti Trump do t'u kërkojë vendeve që duan të bashkohen me "Bordin e Paqes" të tij për të mbikëqyrur Gazën që të paguajnë 1 miliard dollarë për anëtarësim. Bloomberg dhe The Atlantic duke iu referuar një draft statuti të parë nga gazetarët e tyre sqaruan se Trump do të shërbejë si kryetar I parë I bordit ekzekutiv, ku dhe do të miratojë se cilat shtete mund të bashkohen me të në bord. Ai do të miratohet me kushtin që tre nga shtetet anëtarë të bien dakord me statutin, "Çdo Shtet Anëtar do të shërbejë për një mandat jo më shumë se tre vjet nga hyrja në fuqi e kësaj Karte, me kusht rinovimin nga Kryetari", thuhet në draft, sipas Bloomberg. "Afati tre-vjeçar i anëtarësimit nuk do të zbatohet për Shtetet Anëtare që kontribuojnë më shumë se 1,000,000,000 dollarë amerikanë fonde për Bordin e Paqes brenda vitit të parë të hyrjes në fuqi të Kartës.", shkruan Bloomberg që thekson më tej se shtetet anëtare do të jenë në gjendje të votojnë për vendimet e bordit, por Trump do të ketë autoritetin e vetëm për t'i miratuar ato. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se si do të financohen paratë që do të depozitoj secili shtet. Gazeta Atlantik raportoi se draft statuti nuk trajton se ku shkojnë tarifat e anëtarësimit, vetëm se financimi për shpenzimet e bordit do të bëhet “përmes financimit vullnetar nga Shtetet Anëtare, Shtete të tjera, organizata ose burime të tjera”. Ndërkohë Shtëpia e Bardhë, sipas Reuters, e quajti raportin "mashtrues" dhe tha se nuk ka një tarifë minimale anëtarësimi për t'u bashkuar me "Bordin e Paqes". “Kjo thjesht u ofron anëtarësim të përhershëm vendeve partnere që demonstrojnë angazhim të thellë për paqen, sigurinë dhe prosperitetin”, tha Shtëpia e Bardhë në X. Ndërkohë Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj pyetjes së Reuters mbi këtë çështje duke iu referuar postimeve të mëparshme në mediat sociale rreth bordit nga Trump dhe i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff, të cilat nuk e përmendën numrin.

Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
Top News- Vuçiç flet për pasoja, e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999
28/02 21:00
Top Channel/ Përshkallëzohet lufta, Irani i kundërpërgjigjet ashpër Izraelit
28/02 20:18
Top News – Trump telefonatë me Netanyahun, diskutojnë për ecurinë e luftës me Iranin
28/02 19:40
Top News – Clinton dëshmon për Epstein. ‘Nuk kisha dijeni për krimet e tij, s’kam gabuar’
28/02 18:45
Top Channel/ Terror në Dubai! Shpërthime me raketa në Palm Jumeirah, Emiratet në gatishmëri
28/02 18:36
Top News – Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit. Rrezik për tregtinë globale të naftës dhe gazit
28/02 18:24
Top News-Udhëheqësi i Iranit në shënjestër, 7 raketa goditën zyrën e tij/ Mediat: Është vrarë
28/02 16:50
Top Channel/ Rrëzohet një avion me para në Bolivi, vdesin 20 persona. Banorët marrin paratë në tokë
28/02 15:21
Top Channel/ Nga BE e Kosova tek Marine Le Pen, mbështetet sulmi ndaj Iranit: Të fitojë populli!
28/02 15:12
Top Channel/ Rama: Me SHBA dhe Izraelin, reagimi për sulmin ndaj Iranit: Gardën iraniane…
28/02 14:58
Top Channel/ “Dorëzohuni ose vdisni”: SHBA sulmon Iranin, Trump: “Do rrëzojmë diktatorët islamikë”!
28/02 14:57
Top Channel/ Tre vite nga tragjedia hekurudhore! Grekët në protestë, nisin trazirat, 80 të arrestuar
28/02 14:45
Top News – Lufta me Iranin ngre më këmbë Europën. Macron kërkon negociata, Starmer mbledh qeverinë
28/02 14:40
Top News- A do futet në luftë BE? Vjen reagimi i parë: Situata në Iran është e rrezikshme
28/02 14:28
Top News – Eliminohet kreu i Gardës Revolucionare. Sulmet në Iran shënjestrojnë udhëheqësit e lartë
28/02 14:05
Top News – Viktima nga shpërthimet e raketave. Mes të vrarëve edhe fëmijë, u godit një shkollë
28/02 14:04
DIGITALB DIGITALB