Kryesocialisti Edi Rama vijoi takimet me asambletë socialiste të Tiranës. Ai u ndal në Kamëz dhe në njësitë administrative 7 dhe 10 të kryeqytetit. Rama përsëriti mbështetjen për drejtësinë duke thënë se Partia Socialiste e miratoi reformën me vetëdije të plotë edhe pse do të ishte subjekt i saj.