Top News/ Kjo luftë duhet të mbarojë, tani! Harris i bën presion Netanyahut, sot takon Trumpin
26/07/2024 13:15

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris, i bëri presion Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me situatën humanitare në Gaza në takimin dhe bisedimet që u panë si tregues se si ajo mund të ndryshojë politikën amerikane në lidhje me Izraelin nëse bëhet presidente. "Izraeli ka të drejtë të mbrohet. Dhe mënyra se si e bën këtë ka rëndësi", u tha Harris gazetarëve pas takimit. Ajo tha se ngriti shqetësimet e saj serioze për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Rripin e Gazës. “E bëra të qartë shqetësimin tim serioz për situatën e rëndë humanitare atje”, tha ajo. “Nuk do të hesht”. Komentet e Harris pasqyruan atë që mund të ishte një ndryshim nga Presidenti Joe Biden në mënyrën se si ajo sillet me Netanyahun. Disa orë më parë, Presidenti Biden bëri presion për një armëpushim në luftën 9-mujore në Gazë në bisedimet e tij të para ballë për ballë me Netanyahun që kur presidenti udhëtoi në Izrael disa ditë pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe premtoi mbështetjen amerikane. Vizita e netanyahut vjen pas tërheqjes së biden nga gara presidenciale dhe mbështetjes prej tij të kamala herris. Shtëpia e Bardhë, ku netanyahu takoi bidenin dhe e falenderoi për mbështetjen ndër vite, u rrethua me gardhe shtesë sigurie për shkak të protestave kundër vizitës së tij. Marrëdhëniet midis Bidenit dhe Netanyahut janë tensionuar për muaj të tërë për shkak të ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës, ku janë vrarë më shumë se 39 mijë njerëz. Shtetet e Bashkuara janë ndër furnizuesit kryesor të armëve për Izraelin dhe e kanë mbrojtur vendin nga votat kritike në OKB.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50