Një autobus tjetër me 20 punëtorë sezonal shqiptar është kthyer pas nga pala greke në pikën kufitare të Kakavijës, pasi njëri prej tyre rezultoi pozitiv me COVID-19. Shtetasi edhe pse kishte një test negativ të bërë në një laborator në qytetin e Korçës, ka rezultuar pozitiv nga testi i shpejtë i bërë në kufi nga pala greke si pjesë e masave të shtuara anti-COVID.