“Një person i qeshur dhe i lumtur, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë, humbi tragjikisht jetën pasi ra nga një urë”. Kështu e nis shkrimin e saj media britanike Essex Live, teksa përcjell detaje nga hetimet mbi vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar Mirsad Selgjekaj. Pikërisht gjatë hetimeve u zbulua se ai kishte pasur vështirësi në zgjatjen e afatit të vizës, në mënyrë që të qëndronte në Britani, ku kishte shkuar në vitin 2018.